Kurc: Austria nuk do të tolerojë përzierje në punët e brendshme nga Erdogani dhe ministrat e tij

Austria nuk do të durojë përzierje në punët e saj të brendshme nga ana e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe ministrat e tij, deklaroi shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurc, në intervistë për gazetën gjermane “Velt am zontag”.

“Kategorikisht e hedh posht përzierjen e vazhdueshme të Erdoganit në punët e brendshme të shteteve tjera, jo vetëm të Gjermanisë”, tha Kurc.

Ai tha se Erdogani po tenton t’i shfrytëzojë qytetarët me prejardhje turke, posaçërisht në Gjermani dhe Austri, që ta polarizojë (shoqërinë) dhe konfliktet t’i transferojë nga Turqia në BE.

“Në rast se Erdogani ose ministrat e tij, të kenë për qëllim të bëjnë diçka të ngjashme gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri, që prej tani dua të them se në asnjë rast nuk do të durojmë përzierje të tillë”, tha ministri austriak.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po ju keni te drejt te perziheni ne punet e mrendshme ne Turqi e ka mos ku keni interes, kurse ata spaskan te drejt ashtu!!! ah kur te djeg sa keq 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button