Të paktën 200 persona e humbën jetën nga rrëshqitja e tokës në Kongo

Autoritetet në Kongo druajnë se të paktën 200 persona e kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës, që u paraqitën në fillim të kësaj jave, pas të rreshurave të mëdha të shiut në verilindje të vendit.

Guvernatori i provincës së goditur Ituri, Abdala Pene Mbaka, deklaroi se deri në ketë numër është arritur në bazë të personave të zhdukur dhe shtëpive të shkatërruara.

Sipas Mbaka, 50 shtëpi janë të shkatërruara, ndërsa deri tani janë gjetur trupat e vetëm 44 personave.

Rrështqitje e tokës të mërkurën ka pasur edhe në fshatin Tora, që gjendet në liqenin Albert, transmetuan mediumet amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button