Phenian: SHBA-ja “derdh vaj në zjarr” me manovrat e përbashkëta me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut e paralajmëroi SHBA-në se “po derdhin vaj në zjarr” me stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Veriut që fillojnë nesër, kumtuan mediat franceze.

Në manovrat do të marrin pjesë 17.500 ushtarë amerikanë, si dhe ushtarë nga Australia, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Zelanda e Re, Holanda dhe Britania e Madhe.

Në stërvitjet e vitit të kaluar ushtarake morën pjesë 25.000 ushtarë.

Sipas Phenianit, këto stërvitje janë përsëritje provokuese të ndërhyrjes në Korenë Veriore.

“Stërvitjet e përbashkëta ushtarake ‘Ulchi Freedom Guardian’ sërish do të derdhin vaj në zjarr dhe do ta përkeqësojnë gjendjen në gadishull”, thuhet në komentin redaktues të organit të partisë në pushtet “Nodon sinmun”.

Duke paralajmëruar në “fazë të pakontrolluar nga lufta bërthamore”, gazeta bind se “nëse SHBA-ja fantazon se lufta në Gadishull do të zhvillohet te dikush tjetër, larg tyre, brigjeve tjera të Oqeanit të Qetë, ata mashtrohen keq”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button