fbpx

Me kontejnerë të rrëzuar para komune, tetovarët kërkuan dorëheqjen e Arifit (FOTO)

15:15-“Ka mbeturina, ja mbeturinat”, thirrën tetovarët duke rrëzuar kontejnerë të mbushur me mbeturina para Komunës së Tetovës me çka shprehën revoltën nga djegia e djeshme e deponisë së Tetovës dhe neglizhencën e Teuta Arifit ndaj këtij problemi të kamotshëm, njofton Portalb.mk.

Në protestë u mblodhën dhjetëra qytetarë të cilët konsiderojnë se Komuna nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshme për ballafaqim me këtë problematikë.

Ata brohorisnin pandërprerë dhe të nevrikosur “Ua”, “Duam ajër të pastër” duke kërkuar edhe dorëheqjen e personave të Komunës. Thonë se kryetarja e komunës, Teuta Arifi duhet të lëshojë pozitën para se t’i skadojë mandati dhe të nisin zgjedhjet lokale.

Qytetarët u organizuan nëpërmjet rrjetit social fejsbuk si rezultat i ajrit të ndotur që u pa edhe sot nga djegia e deponisë në Tetovë.

Ndryshe, nesër “Eco Guerilla” rikthen protestat kundër ajrit të ndotur në Tetovë

No automatic alt text available.

________________________________________________________

12:00-Pas djegies së deponisë në hyrje të Tetovës sot banorët e këtij rajonit do të protestojnë për ajër të pastër, pasi që siç shprehen ata, është i padurueshëm kundërmimi, njofton Portalb.mk.

Protesta do të fillojë në ora 13:00 në sheshin e Tetovës për të vazhduar më pas drejt objektit të Komunës së Tetovës.

Në ndërkohë, banorët e Tetovës, një pjesë të deponisë së djegur e kanë dërguar para hyrjes së Komunës së Tetovës.

Përndryshe, zjarri i pasditës së djeshme nuk ishte i vetmi që u bë në deponinë e Tetovës, para mesnate deponia është rindezur sërish. Pasojat nga kjo janë parë edhe në orët e hershme të mëngjesit. Nga fotoja e shkrepur në ora 9 të mëngjesit shihet qartë se ndotja e ajrit vazhdon edhe më tej në Tetovë, ndërsa banorët sërish alarmojnë “se po mbyten nga ajri kancerogjen”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close