Izer Aliu shpallet regjisori më i mirë në “Amanda Award”, oscari norvegjez

Regjisori nga Maqedonia, Izer Aliu me filmin “Hunting Flies” ka fituar çmim ndërkombëtar, regjisori më i mirë në “Amanda Award” që ndryshe njihet si Oscari i Norvegjisë, njofton Portalb.mk.

No automatic alt text available.Gara e fituar nga Izer Aliu nuk ishte e dobët pasi u sfidua nga regjisorët me famë botërore si Erik Poppe dhe Kim Hiorthoy.

Në lidhje me këtë regjisori Izer Aliu u shpreh tejmase i nderuara.

“Jam tejmase i nderuar që fitova çmimin regjia më e mirë në Amanda, veçanërisht që unë u ndodha në një garë me dy njerëz që mendoja se do të fitonin. Respekt të madh për bashkëpunëtorët e mi dhe faleminderit për mbështetjen e dhënë”, tha Aliu.

Përndryshe, “Hunting Flies”, filmi i xhiruar në Maqedoni është dramë që trajton ngritjen dhe rënien e diktaturës. Ngjarja zë vend në një klasë, ku gjatë një dite të ngarkuar shikuesi njoftohet me Ganiun (Burhan Ahmeti), mësuesin idealist, i cili humb punën në ditën e parë të shkollës.

Por ai bën një përpjekje të fundit që ta rimarrë postin duke mbyllur nxënësit në klasë dhe duke i detyruar që t’i zgjedhin problemet e gjata të konflikteve që kanë ndërmjet fshatrave të tyre. Si i tillë ky film pati premierën botërore në “Toronto Film Festival” në shtator të viti të kaluar. Që atëherë është shfaqur edhe në festivale të tjera dhe nëpër kinema të Norvegjisë.

Ndryshe, “Amanda Award” është festival ndërkombëtar i filmit në Norvegji i cili promovon filmin norvegjez, por meqë regjisori shqiptar, Izer Aliu jeton dhe vepron tashmë e disa vite në Norvegji, padyshim që e meritoi edhe çmimin në fjalë. Çmimet që jepen në këtë festival kanë origjinën që nga viti 1985, mirëpo që nga viti 2005 ato pasqyrojnë veprën e skulptorit norvegjez Kristian Kvaklan. Ceremonia e Amanda Award mbahet çdo vit dhe shpallë regjisorët dhe aktorët më të çmuar të rajonit të Nordikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button