Në Spanjë arrestohet një shkrimtar gjerman, konsiderohet kritik i ashpër i Erdoganit

Shkrimtari gjerman me prejardhje turke Dogan Akhanli, i cili konsiderohet si kritik i ashpër i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, u arrestua në Spanjë.

Shkrimtari, i cili shpesh shkruan për të drejtat e njeriut në Turqi, u arrestua në qytetin spanjoll Granada, me kërkesë të autoriteteve turke.

Tani për tani nuk është e njohur pse u akuzua shkrimtari dhe cili ka qenë shkaku që të shpallet fletarrest pas tij.

Shefi i diplomacisë gjermane Zigmar Gabriel kërkoi nga Spanja të mos e ekstradojë Akhanlin në vendin e prejardhjes së tij.

Pas grusht shtetit të pasuksesshëm në korrik të vitit 2015, autoritetet turke arrestuan mbi 50 mijë persona, eprorë ushtarakë, funksionarë në administratën shtetërore, gjykatës dhe avokatë, profesorë dhe intelektualë, si dhe gazetarë.

Para dy ditëve, presidenti Rexhep Taip Erdogan i akuzoi politikanët gjermanë se janë “armiq” të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button