Zjarri në deponinë e Tetovës, alarmante gjendja e ajrit edhe sot (FOTO)

Djegia e deponisë në hyrje të Tetovës gjatë pasdites së djeshme nuk ishte i vetmi dëm që iu bë banorëve të Tetovës dhe rrethinës, pasi që edhe në orët para mesnate në po të njëjtin vend janë parë sërish flakë zjarri, njofton Portalb.mk.

LEXO:“Eco Guerilla” rikthen protestat kundër ajrit të ndotur në Tetovë (FOTO)
LEXO: “Eco Guerilla”: Gjeneza e deponisë së Tetovës është fshehja e së vërtetës
LEXO: Djegia e deponisë së Tetovës: Lirohen mijëra substanca kimike që konsiderohen kancerogjene
LEXO: Kodi Penal parasheh burg për fajtorët e djegies së deponisë në Tetovë, ja çfarë thonë nga Prokuroria
LEXO: Me kontejnerë të rrëzuar para komune, tetovarët kërkuan dorëheqjen e Arifit
LEXO: Rashkovski: Dikush ka interes nga shkaktimi i zjarrit në deponinë e Tetovës

Edhe pse autoritetet lokale dhe qendrore njoftuan se është lokalizuar zjarri, vetura të zjarrfikësve janë parë në punë edhe pas mesnate.

Pasoja nga rindezja e zjarrit në mesnatë janë parë edhe në orët e hershme të mëngjesit. Nga fotoja e shkrepur në ora 9 të mëngjesit shihet qartë se ndotja e ajrit vazhdon edhe më tej në Tetovë.

Banorët sërish alarmojnë “se po mbyten nga ajri kancerogjen”.

Ndryshe një zjarr i madh ka shpërthyer dje në orët e mesditës në deponinë e egër në hyrje të Tetovës.

Flakët e zjarrit sipas zjarrfikësve janë ndezur që në orët e mëngjesit, por me intervenimin e tyre ata janë shuar, megjithatë, rreth orës 13, zjarri shpërtheu sërish, por kësaj radhe me përmasa shumë më të mëdha.

Në pamundësi që vetë zjarrfikësit e Tetovës të merren me shuarjen e zjarrit, në ndihmë janë kyçur edhe zjarrfikësit nga Gostivari.

Reagime të shumta pati për këtë, ndërkaq organizata joqeveritare ekologjike “Eco Guerilla” kërkoi dënim për të gjithë përgjegjësit e kësaj vepre, duke përfshirë edhe “autoritetet lokale të cilat me vite nuk arritën të largojnë këtë deponi”. Të njëjtën e kërkuan edhe nga Lëvizja BESA dhe LR-PDSH.

Image may contain: one or more people, night and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button