Sulmet në Spanjë janë kryer nga një grup xhihadistësh

Policia në Spanjë tha se shoferi që kreu të enjten masakrën me furgon në bulevardin me kalimtarë të Barcelonës mund të jetë ende i lirë. Ky njoftim kundërshton atë të mëparshmin, se shoferi i furgonit ishte në mesin e të vrarëve pas një sulmi të ngjashëm disa orë më vonë në një qytet pranë.

Younes Abouyaaqoub, 22-vjeçar i lindur në Marok, që kërkohet nga policia, mendohet të jetë udhëheqësi i një grupi prej 12 xhihadistësh që kreu sulmin në Barcelonë dhe një tjetër në qytetin bregdetar Cambrils, rreth 120 kilometra në jug të Barcelonës.

Ministri i Brendhshëm spanjoll tha se grupi i terroristëve është shpartalluar, 5 prej tyre janë vrarë, 4 të tjerë të moshës moshës 21-24 vjeç janë arrestuar dhe të paktën dy të tjerë janë vrarë gjatë një shpërthimi aksidental.

Me përjashtim të njërit, që është spanjoll, të gjithë anëtarët e tjerë celulës terroriste janë marokenë.

Policia thotë se grupi mund të ketë patur ndër mend të kryente një sulm më të madh, por një shpërthim aksidental në një shtëpi që përdorej nga anëtarët e grupit mund ta ketë penguar planin e tyre. Të paktën një person u vra në shpërthim dhe policia arrestoi një tjetër të dyshuar.

Katër të dyshuar të tjerë janë ndaluar nga policia për masakën e së enjtes dhe vazhdojnë kërkimet për 4 të dyshuar të tjerë, përfshirë Younes Abouyaaqoub.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button