5 milionë euro borxh ka Spitali “8 Shtatori”

Në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” disa salla të operacioneve nuk janë riparuar që nga viti i ndërtimit të spitalit më 1971, ku në gjendje më të keqe është reparti intensiv i reanimacionit, thotë ushtruesi i detyrës së drejtorit, Hristijan Kosotv. Me 1,3 milion euro buxhet vjetor, sipas tij, spitali “8 Shtatori” në Shkup, nuk do të mund të shlyej borxhin e trashëguar prej 5 milionë eurove. Ai në javën e parë në këtë post doli me dy kërkesa për të bërë reforma urgjente në këtë institucion shëndetësor, njofton TV21.

Prioriteti tjetër është vënia në dispozicion i transportit ajror, gjegjësisht shërbimi me helikopter, që do të shkurtoj kohën e transferimit urgjent të pacientëve nga i gjithë shteti deri tek spitali”, tha Hristijan Kosotv, Drejtori i Spitalit “8 Shtatori”.

Drejtori i posa emëruar Kostov, tha se në pamundësi për t’i arritur të gjitha këto prioritete me gjithë borxhin e trashëguar, do të kërkoj ndihmën e Qeverisë, gjegjësisht Ministrisë së Shëndetësisë. Kurse, kjo e fundit thotë se janë në fazën e detektimit të borxheve nëpër institucionet shëndetësore publike.

Në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” brenda një viti kryhen rreth 7 mijë operacione, kurse mbi 250 mijë pacientë ekzaminohen në shërbimet e ambulancave. Reparteve të pneumologjisë dhe endokrinologjisë si dhe një salle për kirurgji të përgjithshme dhe digjestive u është vënë çelësi nga mungesa e anesteziologëve dhe e infermiereve në këtë spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button