fbpx

Sileksi theu “gipsin” e Renovës

Kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë ka vazhduar edhe këtë fundjavë me ndeshjet e javës së dytë. Të parët që kanë luajtur ndeshjen ishin dyshja Renova – Sileksi, duel ky që është luajtur në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Edhe pse Renova llogaritej si favorite në këtë përballje, në fakt doli që Sileksi u treguar skuadër shumë më e shkathët duke shënuar fitore të lartë 0:3 dhe kështu merr kryesimin në tabelë me gjashtë pikë të tubuara nga dy ndeshje. Sileksi që në pjesën e parë kreu detyrë, duke shënuar dy gerë në portën e Kobetiqit. Fillimisht në minutën e 29-të shënoi Georgiev, ndërsa në të 35-të, Timov ishte preciz për 2:0.

Në pjesën e dytë edhe pse Renova tentoi që të arrijë të shënojë gol, Sileksi shfrytëzonte kundërsulmin dhe këtë e bëri më së miri vetëm një minuta para fundit, kur Aleksovski shënoi për rezultatin përfundimtar 0:3.

Kampionati vazhdon të dielën kur takohen Akademija Pandev – Skopje, Pelisteri – Rabotniçki dhe Vardari – Pobeda, ndërsa java e dytë kompletohet të hënë me ndeshjen Shkupi – Shkëndija. Të gjitha ndeshjet luhen me fillim në orën 17:00. /Portalb.mk/

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close