Xhaferi shpalli konkurs për të zgjedhur anëtarë të Këshillit të prokurorëve publik

Kryetari i Kuvendit shpalli konkurs për zgjedhje për anëtar të Këshillit të prokurorëve publik. Shpalljen Xhaferi e bëri dje, ndërsa sot është publikuar në një pjesë të madhe të gazetave si dhe pritet të publikohet në “Gazetën Zyrtare”, njofton Portalb.mk.

Siç thuhet në shpallje, bëhet fjalë për zgjedhje të anëtarit të Këshillit nga “radhët e profesorëve universitar të drejtësisë, avokatë ose juristë tjerë të theksuar” të cilët i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Kuvendi zgjedh gjithsej 4 anëtarë të Këshillit që vinë nga ky profesion, nga të cilët dy vinë nga bashkësitë që nuk janë shumicë në shtet.

“Kandidatët e interesuar, profesorë të drejtësisë në universiteteve, avokatë dhe jurist tjerë të theksuar në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të shpalljes në “Gazetën Zyrtare” duhet që të dorëzojnë fletëparaqitje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, biografi të shkurtë dhe dokumente origjinale ose kopje të notarizauar me të cilët do të dëshmojnë se janë profesor universitar të drejtësisë, avokat dhe jurist të theksuar”, thuhet në shpallje.

Sipas ligjit të Këshillit për prokuror publik nga dita e shpalljes deri në ditën e votimit së zgjedhjes së anëtarit duhet të kalojnë 30-të ditë.

Këshilli për prokurorë publik numëron gjithsej 11 anëtarë, Këshilli disa muaj ka punuar me më pak anëtarë prej kur Zoran Supejmanov doli në pension në moshën 64 vjeçare. Zëvendësimi i tij disa muaj ishte i bllokuar për shkak krizës në konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e komisioneve kuvendore, konkretisht Komisioni për zgjedhje dhe emërime.

Ndryshe, shpallja për zgjedhje për anëtar të Kuvendit vjen në të njëjtën kohë me shkarkimin e prokurorit publik  të deritanishëm Marko Zvërlevskit dhe procedura për emërimin e të riut, siç paralajmëroi Qeveria, do të fillojë me 22 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button