fbpx

MPPS: Po kthehet vendimi i drejtë për harmonizimin e pensioneve në pajtim me rritjen e harxhimeve për jetë

Vendimi për harmonizimin e pensioneve me rritjen e harxhimeve për jetesë është sistematik dhe i drejtë dhe me të pensionistët do të marrin rritje të pensionit çdo muaj. Për dallim nga harmonizimi i njëfishtë prej 630 denarëve që qeveria e kaluar e ka bërë në nëntor të vitit 2016, Qeveria e tanishme e ka rritur harmonizimin dhe çdo muaj secili pensionist do të ketë rritje të pensionit, me çka numri i vlerës shtesë në fund të vitit 2017 do të jetë 2.160 denarë, theksojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në fund të vitit, informojnë nga MPPS, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta shqyrtojë mundësinë që të bëhet edhe rritje shtesë e pensioneve.

“Qeveria paraprake, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, nuk ka paraparë kurrëfarë rritje të pensioneve gjatë miratimit të Buxhetit të Republikës së Maqeodnisë për vitij 2017. Me miratimin e ribalancit të Buxhetit për vitin 2017, nga ana e qeverisë aktuale, janë siguruar mjete për harmonizim dhe pagesë të pensioneve deri nga fundi i vitit 2017”, thuhet në kumtesën e sotme të MPPS-së.

Nga Ministria theksojnë se do të vazhdojnë të punojnë në interes të qytetarëve dhe se në mënyrë të përkushtuar dhe gradualisht do të rriten pensionet, transferet sociale dhe do të sigurohet mbrojtje efikase dhe profesionale sociale.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close