Finlandë: Për sulmin me thikë, hetime për terrorizëm të mundshëm

I dyshuari i arrestuar për vrasjen e dy njerëzve dhe plagosjen e tëtë të tjerëve, në sulmin me thikë në qytetin Turku në Finandë, po hetohet për vrasje me qëllim të mundshëm terrorist, ka thënë sot policia, transmeton REL.

“Për shkak të informacionit që e morën gjatë natës, therrjet në Turku tash po hetohen si vrasje me qëllim terrorist”, thuhet në deklaratën e Buros Kombëtare të Hetimeve në Finlandë.

Policia e ka identifikuar të dyshuarin se person 18 vjeçar, shtatas i Marokut. Pas sulmeve të djeshme, ai është qëlluar me armë nga policia, është arrestuar dhe aktualisht është në spital.

Lidhur me këtë rast, janë arrestuar edhe katër indidivë të tjerë, megjithqë përfshirja e tyre në këtë incident nuk është e qartë.

Dy të vrarët janë shtetas të Finlandës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button