Nikollovski: Së shpejti do të paguhen subvencionet për vitin 2016

Deri nga fundi i muajit ose në fillim të muajit të ardhshëm tërësisht do të paguhen subvencionet për bujqit për vitin 2016, paralajmëroi sot ministri resor, Lupço Nikollovski.

“Gjatë dy muajve të kaluara e kemi zhbllokuar procesin dhe ndaj bujqve kemi paguar rreth 60 milionë euro subvencione përmes Programit për përkrahje të drejtpërdrejtë financiare. Dje në llogaritë e bujqëve janë dorëzuar 5,7 milionë euro shtesë për shumë masa dhe kultura tjera në tërë territorin e shtetit’, tha ministri i bujqësisë Ljupço Nikollovski në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se pjesa e mbetur prej 10 milionë euro nga programi i vitit 2016 që janë në proces do të përfundojnë këtë muaj ose në fillim të shtatorit dhe shtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e ri të Agjencisë për ndihmë financiare në bujqësi për zgjidhje e problemeve të mbetura nga vitet 2012, 2013, 2014 dhe 2015 ku ka pagesa të pa përfunduara ose procese gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button