Sulm me thikë në Rusi, 8 të plagosur

Plagosen 8 persona në një sulm me thikë në qytetin Surgut të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Komiteti i Hetimeve të Rusisë thuhet se një person me thikë ka sulmuar qytetarët të cilët kalonin në rrugë, në qytetin Surgut.

Tetë persona u plagosën si pasojë e këtij sulmi, ndërsa policia qëlloi sulmuesin dhe e neutralizoi atë.

Pas incidentit, forcat e sigurisë ruse rritën masat e sigurisë në vend, ndërsa vazhdojnë hetimet lidhur me arsyet e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button