U nënshkrua Deklaratë e përbashkët për partneritet dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Norvegjisë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot qëndroi për vizitë pune në Oslo, ku u takua me kolegun e tij norvegjez Borge Brende. Me këtë rast u nënshkrua edhe Deklaratë e përbashkët për partneritet dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

“Duke e rrumbullaksuar turnenë e tij nordike, sot ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, qëndroi për vizitë kthyese në Oslo dhe takim me nikoqirin e tij norvegjez, ministrin e Punëve të Jashtme, Borge Brende. Vizita vjen pas vetëm dy muaj jo të plota nga vizita në qershor e ministrit norvegjez Brende në Shkup. Në takimin u shënua hapja e kapitullit të ri në marrëdhëniet me demokracinë norvegjeze, që u shënua me nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët për partneritet dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë”, thuhet në kumtesë.

Me këtë rast, ministri Dimitrov e ka përshëndetur faktin që pikërist Norvegjia, si demokraci e dëshmuar nordike, e ka njohur “shpresën e re dhe fillimin e ri në Maqeodni”. Dimitrov ka shprehur kënaqësi të posaçme që vendet nordike na bëhen aq miqë të afërt dhe se kjo vizitë rajonale përfundon me nënshkrimin e deklaratës për përkrahje konkrete për përpjekjet reformuese të Maqedonisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë sot ka publikuar thirrje publike për ndihmë reformuese të orientuar drejt përforcimit të BE integrimit të Maqedonisë.

Qëndrimin në Oslo, Dimitrov e ka përdorur edhe për takim me ish ministrin norvegjez të Punëve të Jashtme, Knut Volebek, ndërsa ka dhënë intervistë edhe për radio NRK.

Vizita në Oslo, theksojnë nga MPJ, shënon fundin e vizitës rajonale të vendeve nordike në kuadër të së cilës, krahas Norvegjisë, janë vizituar edhe Danimarka, Suedia dhe Finlanda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button