Bogoev: Përmes projektit “Bujku i ri”, Qeveria ndihmon të rinjtë dhe inkurajon zhvillimin rural

“Përmes projektit “Bujku i ri”, Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM me 10.000 euro mjete të pakthyeshme i ndihmon rinisë së regjistruar si bujq që të fillojnë biznesin e tyre, ta zgjerojnë prodhimtarinë dhe të vendosin teknologji të reja moderne me çka do të rritet prodhimi dhe konkurrenca në treg”, kështu ka deklaruar Stefan Bogoev nga LSDM-ja, njofton Portalb.mk.

“Kjo është vetëm një nga masat e Qeverisë përmes së cilës bëhet përparim në bujqësi, i ndihmohet ekonomisë vendore, ndërsa paratë kthehen te qytetarët, në këtë rast direkt te të rinjtë.

Masa e tillë ka ekzistuar edhe më herët, por me kriterin ” i pari i ardhur, i pari i shërbyer”, dhe në shpejtësi për t’u shpërndarë, paratë shpesh nuk kanë përfunduar tek bujqit e vërtetë. Tani, me ndryshimet në Programin për zhvillim rural që e ka sjellur Qeveria e udhëhequr nga LSDM, janë sjellur kritere të reja me çka paratë do të përfundojnë tek bujqit e vërtetë. Ndarja e mjeteve financiare do të bëhet në mënyrë të pastër, profesionale dhe jo-selektive, ndërsa nuk do bëhet sipas përkatësisë partiake.

Qeveria e LSDM-së e vendos qytetarin, të riun të qendër të vëmendjes, ndërsa përmes masave konkrete dukshëm ju ndihmon bujqve të rinj të mbeten dhe të punojnë këtu, në Maqedoni. Për atë, ju bëjmë thirrje të gjithë përsonave që i përmbushin kriteret të paraqiten në thirrjen publike dhe t’a shfrytëzojnë masën e cila i paraprinë zhvillimit rural dhe hap vende të reja pune”, deklaroi Stefan Bogoev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button