Takim i Këshillit për Reforma në Gjyqësor: Shqyrtohet Draft-Strategjia

Në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë u mbajt takimi i dytë i anëtarëve të Këshillit për Reforma në Sektorin e Gjyqësorit.

Fillimisht ministri i Drejtësisë, Bilen Sali, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi për pjesëmarrjen e tyre, si dhe ftoi të gjithë anëtarët që të japin mendimet dhe kritikat e tyre në lidhje me draft-strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit.

Draft-strategjia për reforma në sektorin e gjyqësorit u prezantua nga ana e kryetares së grupit punues.

“Draft Strategjia u përshëndet nga të pranishmit si dokument në të cilin janë të theksuara me propozime konkrete dobësitë e sektorit gjyqësorë. Anëtarët e Këshillit me vërejtje konkrete dhanë propozime për plotësimin dhe ndryshimin e dokumentit, të cilat do të jenë të shqyrtuara nga ana e grupit punues të angazhuar për përgatitjen e Strategjisë. Në takim u shpërnda edhe Draft Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Këshillit Gjyqësorë, Ligji për ndërprerjen e vlefshmërisë së ligjit për verifikimin e fakteve, si dhe fillimi i procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësve, të cilët do të shqyrtohen nga ana e anëtarëve të Këshillit në takimin e radhës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button