Fillimi i vitit të ri shkollor “ngarkesë” financiare për prindërit

Pak më shumë se një javë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor, ndërsa prindërit me të madhe blejnë furnizime shkollore dhe çanta për fëmijët. Harxhimet në lidhje me dimrin dhe kështu muaji shtator bëhet një ndër muajt më të shtrenjtë të vitit, shkruan Tvm.mk, njofton Portalb.mk.

Kjo më shumë i shqetëson veçanërisht familjet që marrin rroga të ulëta. Sipas llogarive të para që i bëjnë prindërit, fillimi i vitit shkollor për një nxënës kushton 6000 denarë. Me këto para siç thonë prindërit duhet të blejnë fletore, vizatime, stilografa, lapsa, gume, ngjyra dhe furnizime të tjera pastaj çantë, pantallona, patika. Një numër i madh i familjeve një pjesë të gjërave tashmë e kanë blerë me qëllim që ta ndajnë buxhetin familjar.

“Ne jemi mjaft të furnizuar, gjithsesi se së pari do të furnizohen me fletore dhe me çanta, nxënësit e klasës së parë që akoma nuk e dinë se çfarë ju duhet, ndërsa tjerët i marrin gjërat prej tani”,  ka deklaruar Simona Këreçova nga libraria “Prosvetno Dello”.

Përveç librarive, maketeve e mëdha dhe shitoreve të specializuara, furnizimet shkollore mund të gjenden edhe nëpër tezge të tregut nëpër qytet.

Për disa fillimi i vitit të ri shkollor sjell shumë gëzim, por për disa pikëllim. Si do që të jetë, shtrenjtë ose lirë, nxënësit janë ata që do t’i justifikojnë harxhimet me mësim dhe arritje të suksesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button