LSDM: Në vend të barokut, paratë e qytetarëve do të shkojnë për paga më të larta

“Në vend të barokut, përmendoreve dhe palmave, paratë e qytetarëve shfrytëzohen për paga më të larta dhe ndihmë më të madhe për zhvillimin ekonomik” thuhet në kumtesën e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), njofton Portalb.mk.

“Paratë e qytetarëve tashmë nuk shpenzohen në palma, barok, përmendore dhe tenderë kriminal ashtu siç bënte VMRO-DPMNE, por tani ato shfrytëzohen për pagë minimale më të lartë, ndihmë për ndërmarrjet vendore dhe për zgjidhjen e problemit dhjetë vjeçar me statusin e punëtorëve të falimentuar”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM thonë kjo është dallimi ndërmjet pushtetit të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

“Ky është dallimi në mes qeverisjes kriminale dhe të papërgjegjshme të VRMO-DPMNE-së dhe menaxhimit të financave në mënyrë efikase, të pastër dhe të përgjegjshme nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button