Osmani: Institucionet t’u përkushtohen reformave

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, Gjorgi Slamkov, në takimin e sotëm pune kanë biseduar për zbatimin e masave nga Plan 3-6-9, të cilat janë nën kompetencë të Komisionit.

Osmani, siç theksoi Kabineti i tij, në takimin ka theksuar se krahas Qeverisë,  institucionet qeveritare, Kuvendi …, është e nevojshme që edhe institucionet e tjera, të cilat janë politikisht të pavarura në punën dhe vendimmarrjen e tyre, t’u përkushtohen reformave të parapara në Planin 3-6-9.

“Procesi i eurointegrimeve ka prioritet mbinacional dhe është në interes për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Në këtë drejtim është e nevojës që gjitha institucionet detyrim i të cilëve janë interesat e qytetarëve t’u përkushtohen reformave që synojnë përafrimin drejt rregullave evropiane” ka theksuar Osmani.

Ai e ka prezantuar qëndrimin e Qeverisë se duhet të zbatohen reforma të thella dhe të detajuara, gjithkund që është e nevojshme, jo vetëm për vetë reformat dhe jo vetëm për arsye të BE-së, por për ne dhe qytetarët tanë të cilën prej nesh kërkojnë. Qeveria , në emër të gjithë institucioneve shtetërore, u zotua t’i merr parasysh gjitha rekomandimet e marra nga partnerët tanë ndërkombëtar, ka theksuar Osmani.

Komisioni dha përkrahje për realizimin e masave të parapara në Plan të cilat janë nën kompetencën e tij duke pasur parasysh se të njëjtat janë në drejtim të sigurimit të transparencës më të madhe të institucioneve shtetërore, por edhe lehtësim në qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik për gjitha palët e interesuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button