Blerje votash, dënohet me burg kryetari i Komunës Kavadari

Gjashtëdhjetë ditë dënim më burg dhe dënim me para në vlerë prej 25 mijë dënuarë i është caktuar kryetarit të Komunës Kavadari, Aleksandar Panov, meqë sot në Gjykatën Themelore në Kavadar u shpall si fajtor për blerje votash, njofton Portalb.mk.

Panovit iu dha dënim i lehtë për shkak se bëhej fjalë për vlerë të vogël të parave, respektivisht 1.000 denarë që ia dha personit Sali Memedov dy ditë para zgjedhjeve parlamentare që të votojë për VMRO-DPMNE-në.

“Kjo është politikë kundër meje. Prisja një dënim të tillë meqë ndërmjet meje dhe gjykatësit Gjorgji Nanov një kohë të gjatë ka keqkuptime. Ne jemi nga Kavadari, njihemi që nga Federata e Futbollit. Do të ankohem për këtë padrejtësi”, tha Panov.

Përndryshe, skandali me blerje të votave u bë 2 ditë përpara zgjedhjeve lokale, një numër i madh i romëve janë parë se si hyjnë e dalin nga ndërtesa e Komunës, duke thënë se brenda ndahen para. Rasti është paraqitur në Polici, pas së cilës kanë ardhur zyrtarët policor.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button