Sidnei, për shkak të erës së fuqishme janë anuluar ose shtyrë dhjetëra fluturime

Puna e aeroportit në Sidnei është çrregulluar për shkak të motit me erë ndaj bregut lindor të Australisë, në rajonin e qytetit më të madh australian. Zëdhënësi i aeroportit deklaroi se vetëm një prej tre pistave mund të shfrytëzohet, lajmëroi TASS.

Në orët e hershme të mëngjesit, rreth 60 fluturime janë anuluar ose shtyrë, kryesisht në linjat vendore.

Sipas shërbimit meteorologjik australian, shpejtësia e erës në jug të Sidneit, ku gjindet aeroporti, arrin 90km/h. Moti do të mbetet i tillë deri në fund të ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button