Nga San Siro, Shkëndija kthehet në Tetovë me humbje të thellë (VIDEO)

Nga Milano: Hajrush Mani

AC Milan edhe pse nikoqire iu kundërpërgjigj me gjashtë gola KF Shkëndijës.

Në minutat e para të ndeshjes së parë portieri i kuqezinjve, Zahov pranoi dy gola në rrjetë.

Edhe pse Shkëndija pësoi edhe golin e tretë, kjo nuk ndali motivin e tyre për të kërkuar golin.

Në anën tjetër riktheu goditjen AC Milan kur në minutën e 35-të, nga e djathta kroson Calhanoglu, ndërsa Cuculi largoi topin nga koka Kessie i cili ishte gati për të shënuar.

Ndeshja e parë e kuqezinjve milanez dhe shkëndijas përfundoi me tre gola në rrjetën e Zahovit.

Edhe pse pjesa e dytë filloi me sulme të shpejta në të dy anët, por më të rrezikshëm përsëri ishin milanezët.

Shkëndija kishte rast të mirë në minutën e 65-të, kur Besart Ibraimi tentoi të godas, por topi përfundoi në rivënje këndore, pasi mbrojtësi milanez bllokoi lëvizjen e topit. Por vetëm një minutë më vonë, gjithçka shkoi në dëm të Shkëndijës. Fillimisht Borini shënoi për 4:0, ndërsa dy minuta më vonë në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Luca Antonielli.

Në këtë minutë reagojnë përsëri dy trajnerët kur Montella largon Contin, për të futur Abiatin, ndërsa Osmani në fushë futi Bojkun në vend të Abdurahimit.

Milani edhe pse kishte avantazh të lartë prej pesë gola, Montolivio shënon të dytin e tij, për 6:0 në minutën e 85-të.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave me 24 gusht në Shkup në stadiumin “Telekom Arena”, por shumë pak shanse ka Shkëndija që të shpresojë në mrekullinë për të përmbysur rezultatin e lartë nga ndeshja e parë./Portalb.mk



AC Milan 6-0 Shkendija 79 | All Goal… by sporttv724

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button