Arrinë në 5 numri i golave që përshkuan rrjetën e Shkëndijës (VIDEO)

Nga Milano: Hajrush Mani

Pjesa e dytë filloi me sulme të shpejta në të dy anët, por më të rrezikshëm përsëri ishin milanezët. Kur Kessie dërgon një goditje të fortë, e që Zahov me shumë mund e largon nga vija fundore. Nga ana tjetër Ferhan Hasani u gjet para Donarumës, i cili nuk arrin topin por bllokon lëvizjen e Hasanit.

Shkëndija kishte rast të mirë në minutën e 65-të, kur Besart Ibraimi tentoi të godas, por topi përfundoi në rivënje këndore, pas mbrojtësi milanez bllokoi lëvizjen e topit. Por vetëm një minutë më vonë, gjithçka shkoi në dëm të Shkëndijës. Fillimisht Borini shënoi për 4:0, ndërsa dy minuta më vonë në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Luca Antonielli.

Në këtë minutë reagojnë përsëri dy trajnerët kur Montella largon Contin, për të futur Abiatin, ndërsa Osmani në fushë futi Bojkun në vend të Abdurahimit./Portalb.mk

LEXO: Përfundoi pjesa e parë e “betejës” kuqezi në San Siro (FOTO+VIDEO)


Luca Antonelli GOAL HD – AC Milan (Ita) 5-0… by livefootball10

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Turp i madh per Qatip Osmanin dhe kreun e Shkendijes qe e mban ne loje dhe ekip ate femije TOTRE…aspak s’ka lidhje me futbollin…
    Qatipi i nxorri prej loje lojtaret qe me se tepermi i perpoqen…
    Le ta shikoje Stafi incizimin dhe cdo gje shifet aty…
    s”po kuptoj pse dhe kush e avancon ate djalosh dhe pse perkrahet!!!!!!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button