Një automjet përplas këmbësorët në Spanjë

Pasi një furgon është ngjitur në trotuar duke u futur në mesin e njerëzve në qytetin Barcelonë të Spanjës, 13 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Teksa nga autoritetet zyrtare nuk është bërë një deklaratë në lidhje me numrin e të vdekurve dhe të plagosurve, gazeta spanjolle El Mundo ka njoftuar se 13 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur pasi një furgon është ngjitur në trotuar duke u futur në mesin e njerëzve në Las Ramblas të Barcelonës.

Policia katalanase ka deklaruar se ngjarja në Las Ramblas është sulm terrorist dhe ka bërë të ditur se ka aktivizuar në nivelin më të lartë protokollin e sigurisë.

Ndërkohë që xhandarmëria ka njoftuar se identiteti i njërit prej dy personave të kërkuar si të dyshuar për terrorizëm është Driss Oukabir.

Gjithashtu bëhet e ditur se në lagjen Vic me dyshimin e përgatitjes së një sulmi të dytë terrorist është gjendur një kamionçinë.

Ndërsa në anën tjetër në televizionin zyrtar Katalan është transmetuar informacioni se disa persona të armatosur kanë hyrë në një restorant turk me emrin Bar Luna de Estambul në Las Ramblas dhe se janë mbyllur brenda. Policia ka rekomanduar banorët që të mos dalë në rrugë.

Teksa qeveria autonome e Katalonjës ka mbledhur në mënyrë emergjente qendrën e sigurisë, vihet në dukje se rajoni është vendosur në rrethin e sigurisë nga Policia si dhe janë mbyllur metrotë dhe stacionet e trenave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button