Të paktën 13 të vdekur në sulmin terrorist në Barcelonë

Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën pasi pasdite një furgon është përplasur në këmbësorët në qendër të Barcelonës, lajmëroi radioja spanjolle Kadena Ser, duke iu referuar një burimi policie.

Disa media tjera lajmërojnë se në sulm janë vrarë të paktën 10 njerëz.

Në incidentin, për të cilin policia ka kumtuar se është sulm terrorist, janë lënduar të paktën 25 njerëz.

Dy burra të armatosur janë barrikaduar në një restorant në qendër të Barcelonës, ku mbajnë pengje, lajmëruan një pjesë e mediave lokale, Gazetat “El Periodiko” dhe “El Pais” publikuan në ueb faqet se është regjistruar edhe të shtëna në zonën rreth tregut La Bokeria edhe pse nuk përmendin burim të informacionit.

Tani për tani nuk është e qartë se dy burrat e barrikaduar në restorant e kanë marrë furgonin, edhe pse policia kumtoi se është në kërkim pas shoferit.

Sulmi ka ndodhur në rrugën La Ramblas, vend i njohur në afërsi të Pllaza Katalonia.

Të paktën tetë automjete të ambulancave janë në rajonin të cilin policia e ka bllokuar.

Kryeministri i Katalonisë Karles Puçdemon e ka ndërprerë pushimin vjetor dhe është kthyer në qytet, lajmëruan mediat spanjolle.

Deri më tani janë regjistruar shtatë sulme të islamikëve në Evropë, pas atij në Nicë në qershor të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button