Arrestohen dy nga pjesëmarrësit në sulmin në Barcelonë (PLT)

Gazeta spanjolle “Publiko” bëri të ditur se gjatë arrestimit të shoferit të furgonit, që sot u përplas në këmbësorë në qendër të Barcelonës, është arrestuar edhe një person.

Sipas gazetës, është arrestuar Dris Ukabir, në emër të të cilit është huazuar furgoni, si edhe një person.

Paraprakisht radioja spanjolle Kadena Ser duke iu referuar burimit policor lajmëroi se në incident e kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa 32 janë lënduar.

Incidenti ka ndodhur në rrugën La Rambllas, vend i popullarizuar në afërsi të Pllaza Katalonia.

Mediat lokale lajmërojnë se janë dëgjuar edhe të shtëna në tregun Bokeria në Barcelonë dhe se dy persona të armatosur janë barrikaduar në një restorant në sheshin në Barcelonë pas incidentit me furgon.

Kryeministri i Katalonisë Karles Puçdemon e ndërpreu pushimin vjetor dhe kthehet në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button