Përfundoi pjesa e parë e “betejës” kuqezi në San Siro (FOTO+VIDEO)

Nga Milano: Hajrush Mani

Pas rastit të Shkëndijës, vjen kundërpërgjigje nga Milani. Fillimisht Bejtullai bëri një ndërhyrje të palejuar, e pas së cilës goditje Montolivio arrin topin e dëbuar nga Zahov për 2:0.

Vetëm tre minuta më vonë, Shkëndija përsëri në pozitë të palakmueshme, ku për herë të dytë në listën e golashënuesit u gjet Andre Silva, i cili nuk u ndal nga mbrojtësit e Shkëndijës dhe nuk e kishte aspak vështirë që të detyrojë Zahovin për herën e tretë të nxjerr topin nga rrjeta.

Edhe pse Shkëndija pësoi edhe golin e tretë, kjo nuk ndali motivin e tyre për të kërkuar golin. Në minutën e 33-të, Todorovski përsëri nga e djathta krosoi bukur në zonën e rreptësisë, ku as Hasani e as Abdurahimi nuk arritën që të ti ndryshojnë kahen e topit për të përfunduar në rrjetën e Donarumas.

Në anën tjetër rikthen goditjen AC Milan kur në minutën e 35-të, nga e djathta kroson Calhanoglu, ndërsa Cuculi largoi topin nga koka Kessie i cili ishte gati për të shënuar.

Në minutën e 37-të, Konstantin Zahov kishte intervenim të mrekullueshëm kur Bonucci tentoi me kokë.

Deri në minutën e fundit të pjesës së parë Milani kishte dhe dy raste që mbetën vetëm për statistikë, ndërsa Shkëndija nuk arriti të bëjë asgjë më shumë, përveç se provoi të mbrojë portën./Portalb.mk

cats


Andre Silva second Goal HD – AC Milan 3 – 0 KF… by footballgoalshow

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button