Dimitrov-Soini: Mbështetje nga Finlanda për eurointegrimet e Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në takimin e sotëm në Helsinki me kolegun e tij finlandez Timo Soini i prezantoi prioritetet kyçe reformuese të Qeverisë së re dhe aktivitetet e saja për hapje sa më të shpejtë të perspektivës evropiane të Maqedonisë.

“Dimitrov e sqaroi edhe qasjen e re konstruktive ndaj politikës së jashtme, të orientuar ndaj kthimit të miqve tanë ndërkombëtarë dhe ndërtimin e marrëdhënieve të besimit me të gjithë fqinjët dhe zhvillimin e bashkëpunimit të prekshëm rajonal. Në këtë kontekst, Dimitrov u falënderua për mbështetjen parimore të Finlandës në procesin e integrimit tonë në BE”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.

Ministri Soini e përshëndeti përcaktimin reformues të Qeverisë së re, duke theksuar se Finlanda do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Maqedonisë për kthimin e perspektivës evropiane dhe anëtarësimin në Union.

Ministri Dimitrov dhe Soini e përshëndetën edhe gatishmërinë për intensifikimin e dialogut politik midis dy vendeve miqësore dhe kanë këmbyer mendime për çështjet lidhur me zhvillimin më dinamik të marrëdhënieve bilaterale në shumë sfera nga interesi i përbashkët. Gjithashtu, është biseduar edhe rreth mundësisë për vizitë të kthyer të ministrit Soini në Maqedoni gjatë kësaj vjeshte.

“Qëndrimin në Helsinki, ministri Dimitrov e shfrytëzoi edhe për takim me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës së Finlandës dhe më detajisht njohje me modelin e tyre arsimor, si vend lider në nivel botëror në këtë zonë. Duke i pas parasysh përvojat dhe rezultatet pozitive në sferën e politikave arsimore finlandeze, u shpreh vullneti i mirë për zbatimin e ekspertizës e cila do të ishte më i lehtë për sistemin arsimor të Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Qëndrimi i Dimitrov në Finlandë ishte vizita e parë e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë në këtë shtet pas vitit 2012

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button