Tmerr në Barcelonë: Furgoni godet turmën e njerëzve

Një furgon ka goditur një turmë njerëzish në zonën turistike të Barcelonës, Ramblas.

Policia spanjolle thotë se disa njerëz janë plagosur nga ky “aksident masiv” ndërsa shërbimet emergjente u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg zonës përreth Plaça Catalunya, transmeton Klan Kosova.

Thuhet se njerëzit janë duke u fshehur në dyqanet dhe kafenetë aty pranë.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se shërbimet emergjente kanë kërkuar mbylljen e stacioneve lokale të metrosë dhe trenave.

Gazeta e El Pais tha se shoferi i automjetit kishte ikur në këmbë pasi kishte goditur disa njerëz.

Marc Esparcia, një student 20-vjeçar që jeton në Barcelonë, i tha BBC: “Ka pasur një zhurmë të madhe dhe të gjithë vrapuan për t’u fshehur. Kishte shumë njerëz, shumë familje, kjo është një nga vendet më të vizituara në Barcelonë”.

“Unë mendoj se disa njerëz u goditën, ishte e tmerrshme, kishte panik”.

Detajet e këtij incidenti janë ende të paqarta, por automjetet janë përdorur për të sulmuar turmat në një seri sulmesh militante në Evropë që nga korriku i vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button