30 ditë paraburgim për vrasësin nga Velesi

Personi i dyshuar nga Velesi i cili dje e vrau kushëririn e tij dhe e lëndoi familjen e tij ka marrë 30 ditë paraburgim, njofton Portalb.mk.

Të lënduarit në rastin e djeshëm në Veles janë jashtë rrezikut për jetë.

Më rëndë e lënduar ka qenë bashkëshortja e personit tashmë të vrarë e cila ka pësuar thyerje të kafkës nga goditjet e shkaktuara, por nga Klinika e Neurologjisë informojnë se është jashtë rrezikut për jetë.

Trupi i të vdekurit është marrë për autopsi.

LEXO: Maqedoni, një person nga goditjet me çekiç mbyt kushëririn dhe lëndon familjarët e tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button