Maqedonia e fundit në rajon sipas Indeksit të zhvillimit njerëzor

Maqedonia duke u pozicionuar në vendin e 83-të, renditet e fundit në rajon sipas  Indeksit të zhvillimit njerëzor. Para nesh janë Serbia në vendin e 66-të, Shqipëria në vendin e 75-të, por edhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 81-të. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor i OKB-së apo (UN Human Development Index-HDI), në çdo shtet vëzhgon Prodhimin e Brendshëm Bruto, gjegjësisht të ardhurat apo mirëqenien, jetën e gjatë dhe të shëndetshme, si dhe arsimin, shkruan gazeta KOHA. Në bazë të këtyre treguesve renditen edhe shtetet e ndryshme anëtare të OKB-së.

Të dhënat e fundit për Maqedoninë janë edhe më dëshpëruese, për shkak se si shtet shënojmë rënie për tetë vende në Indeksin e Zhvillimit njerëzor përgjatë periudhës 2010-2016. Derisa në vitin 2010 Maqedonia renditej në vendin e 71-të, tash kemi shënuar ulje në vendin e 83-të.

Sipas indikatorëve që përllogarit Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Indeksi i zhvillimit njerëzor është një metodë e standardizuar në vlerësimin dhe matjen e mirëqenies së një popullsie, duke qene një matje krahasuese e pasurisë, alfabetizimit të të rriturve dhe shkallës së përfshirjes së nxënësve në arsimin e ulët, të mesëm dhe të lartë, edukimin, jetëgjatësinë e lindjeve dhe mirëqenien të matur përmes Prodhimit të Brendshëm Bruto për kokë banori, si dhe faktorëve të tjerë përcaktues për shëndetin e shoqërisë. Lista është e ndarë në katër grupe nga rreth 45 shtete të vlerësuara sipas shkallës së zhvillimit njerëzor. Maqedonia me vendin e 82-të,  edhe pse është në grupin e dytë të vendeve me një zhvillim të lartë njerëzor për vitin 2016, pas grupit të shteteve me zhvillim “shumë të lartë njerëzor”, ajo megjithatë ngec në raport me të gjitha shtetet e rajonit. Para nesh janë Serbia në vendin e 66-të, Shqipëria në vendin e 75-të, por edhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 81-të. Një zhvillim shumë më të madh se ne, në këtë tregues, kanë shtetet e rajonit si Mali i zi në vendin e  48-të, Kroacia në vendin e 45-të, ndërsa më mirë e renditur është Sllovenia në vendin e 25-të, duke kaluar bile Italinë që renditet në vendin e 26-të në botë.

Për vetë faktin se nuk është e njohur nga të gjitha anëtaret e OKB-së, në këtë renditje nuk figuron Kosova me të dhënat e saja respektive. Listën e kryeson Norvegjia me jetëgjatësi të pritshme prej 81.7 vjet, vitet e pritshme të shkollimit prej 17.7 vjet dhe të ardhura për kokë banori prej 67.614 dollarë. Sa për ilustrim Maqedonia ka pritshmëri të jetëgjatësisë prej 75.5 vjet, vitet e pritshme të shkollimit prej 12.9 vjet dhe prodhim të brendshëm bruto prej 12.405 dollarë për kokë banori.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button