Bogojeski: Duhet ta meritojmë besimin e qytetarëve jo për 63 por për 83 deputetë

“Nuk duhet ta dënojmë popullin që nuk na ka dhënë mbështetje prej 63 deputetëve, por duhet ta meritojmë mbështetjen e tij”, kështu reagoi iniciatori i reformave në VMRO-DPMNE, Petar Bogojeski në deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të partisë, Hristijan Mickovski, njofton Portalb.mk.

“Populli nuk gabon, por ne. Ne jemi ata që duhet të kërkojmë falje e jo populli të na kërkojë falje neve që nuk na ka dhënë përkrahje të mjaftueshme. Ne duhet të tregohemi që ta meritojmë atë përkrahje, jo për 63 por për 83 deputetë. Nuk bëhen me kërcënime. Por me ofertë të pastër dhe me rrugë të qartë drejt së ardhmes, mbështetja vjen vetë”, tha Bogojeski.

Më parë, Mickovski deklaroi se forca është te qytetarët duke theksuar se jo rastësisht kanë kërkuar përkrahje prej 63 deputetëve në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button