Të paktën 37 persona humbën jetën në një kryengritje në burgun e Venezuelës

Të paktën 37 persona humbën jetën në përleshjet midis të burgosurve dhe forcave të sigurisë në një burg të vogël në pjesën jugore të Venezuelës, citoi guvernatori lokal Liborio Guarula.

Në burgun “Puerto Ajakuço” në shtetin Amasonas, mbrëmë të burgosurit kanë ngritur kryengritje , ku  rojet kanë hyrë në mjediset me qëllim që të  vendosin rregull, transmeton BTA.

Guarula në Twitter shkruan  se mbi 35 persona humbën jetën, kur njësitë speciale  të Ministrisë së Punëve të brendshme të Venezuelës i sulmuan të burgosurit e armatosur.

Prokuroria njoftoi se humbën jetën 37 persona, ndërsa janë lënduar 14 roje.

Dy organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut theksuan se 37-të viktimat janë të burgosur.

Në burg ndodhen 105 të burgosur.

Kushtet në burgjet e Venezuelës u përkeqësuan në momentin kur vendi e përjetoi krizën më të rëndë ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button