Ronaldo për dënimin: Ky është persekutim

Cristiano Ronaldo është ndarë shumë i zhgënjyer me dënimin që i është dhënë nga Federata e Futbollit të Spanjës me pesë ndeshje moslojë për shkak se kishte shtyrë referin.

Portugezi kishte shtyrë referin gjatë ndeshjes me Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës pas kartonit të dytë të verdhë që e kishte marrë për shkak të simulimit, transmeton Koha.net.

“E pamundur të mos ndikohesh nga kjo situatë, 5 ndeshje!! Duket e ekzagjeruar dhe qesharake, ky quhet persekutim! Faleminderit bashkëlojtarëve dhe fansave për mbështetjen”, ka shkruar ai në Instagram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button