Osmani dhe Asani: Me AC Milanin shkojmë me mbrojtje (VIDEO+FOTO)

Nga Milani: Hajrush Mani

Shefi stafit Qatip Osmani, kapiteni Ferhan Asani dhe zëdhënësi i KF Shkëndijës Faton Zylbeari kanë mbajtur konferencë për shtyp para stervitjeve të ndeshjes seleksionuese prej ku përcollën pozitivitetin dhe gatishmërinë për tu përballur, siç u shprehën ata me favoritin e ndeshjes së nesërme, AC Milan ndaj të cilit do të shkojnë me mbrojtje, raporton Portalb.mk.

Siç bëri të ditur Osmani, KF Shkëndija në këtë ndëshje varësisht situatës do të shkojë edhe me sulm.

“Kemi respekt të madh ndaj AC Milanit por edhe ne do të mundohemi të tregojmë gatishmërinë tonë që ta sfidojmë atë. Edhe pse AC Milan është favoriti i këtij dueli, sërish Shkëndija nuk ka çfarë të humb nga kjo ndeshje por mund të fitojë shumë. Ekipi i kuqezinjve është e gatshme të tregojë më të mirën, cilësinë, duke pritur një rezultat pozitiv”, Osmani.

Ndërkaq Ferhan Asani u shpreh se prania e KF Shkëndijës në stadiumin e San Siros nënkupton përfaqësim dinjitoz të popullit të Maqedonisë, ku edhe pse është ndeshje e vështirë, sërish nuk kanë çfarë të humbin.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, normalisht ne nuk kemi çfarë të humbim. Ne nuk jemi në Milano për ndeshje miqësore por për të përfaqësuar kombin e Maqedonisë në mënyrë sa më të mirë dhe të marrim rezultat që është në favorin tonë që të kemi shans për në ndeshjen e dytë”, tha Asani.

I pyetur nga Portalb.mk se cili është rezultati që e pritni nga ndeshja e sotme duke e njohur AC Milanin për një kohë të gjatë, Qatip Osmani u shpreh kështu: “Ne presim fitore por eventualisht edhe humbje minimale”.

Siç bëri të ditur Qatip Osmani, formacioni zyrtar do të bëhet i ditur pas stërvitjes së sotme.

KF Shkëndija gjatë stërvitjes
KF Shkëndija gjatë stërvitjes

Stervitje 2

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button