“Bin Laden” ndërton super-hotelin, pritet të jetë më i madhi në botë (Video)

Një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Arabinë Saudite, grupi saudit Bin Laden po planifikon t’i kthehet ndërtimit të hotelit më të madh në botë prej 3.5 miliardë dollarësh, Abraj Kudai në Mekë, njofton RT, citon Syri.net.

Ndërtimi do të fillojë pas një ngërçi financiar që e ndaloi ndërtimin në vitin 2015.

Kur të përfundojë, Abraj Kudai do të ketë mbi 10 mijë dhoma, 70 restorante, disa pista për helikopterë dhe një seksion të rezervuar për familjen mbretërore të Arabisë Saudite.

Planet e rishikuara për projektin e financuar nga qeveria sinjalizuan që Riadi është përsëri i gatshëm të shpenzojë në projekte strategjike të zhvillimit ekonomik si turizmi dhe të nxisë grupin saudit Bin Laden, kompaninë që drejton ndërtimin.

Grupi saudit Bin Laden do të marrë ndihmë financiare nga qeveria. Ai grup u godit keq nga rënia në sektorin e ndërtimit vitet e fundit për shkak të rënies së çmimeve të naftës.

Nënkontraktorëve u është kërkuar që të japin propozimet për çmimet tek Grupi Bin Laden që nga mesi i muajit shtator

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button