fbpx

Zhdukni yndyrën nga flokët me rozmarinë!

Është mëse e vërtetë! Bima e rozmarinës ka veti rregulluese të sebumit dhe vepron pozitivisht në një mënyrë mjaft aktive ndaj flokëvë të yndyrshëm e me zbokth.

Rozmarina përdoret edhe si ilaç natyral për forcimin dhe rritjen e flokëve pasi ka në përmbajtje një vaj esencial i cili njëkohësisht stimulon zhvillimin e folikulave dhe parandalon rënien e flokëve.  Përdorimi i saj në mënyrë të vazhdueshme mbulon edhe thinjat në mënyrë të përsosur, shkruan Borod.al.

Ja se si të veproni, pasi keni bërë larjen me shampo: Vendosni në ujë të valuar tre degë rozmarine. Me të valuar uji, lërëni të ftohet për 15 minuta. Pastrojeni ujin e ftohur nga gjethet dhe hidheni mbi flokë duke i dhënë lëkurës së kokës edhe një masazhim të lehtë që ta përhapni sa më mirë. Vazhdoni në këtë mënyrë deri sa ta hidhni ujin në të gjithë kokën. Mbështillni flokët me peshqir dhe vazhdoni me tharjen, pa shpëlarje! Rezultati do të jetë mahnitës!

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close