Nuk ka vendim qeveritar për shtrenjtim të energjisë

Nuk ka vendim qeveritar për shtrenjtim të energjisë, njoftoi sot Kabineti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev.

Në kumtesë, Kabineti i Angjushevit njofton edhe se Qeveria nuk vendos për çmimin e energjisë.

Njëherit informon se ligji i ri për energjetikë tanimë po përgatitet, ndërsa qëllimi kyç është mbrojtja e interesave të qytetarëve. Ligji është reformues, me të do të përmirësohet gjendja e përgjithshme e rregullimit të marrëdhënieve në sektorin energjetik dhe qartë do të përcaktohen rregullat për furnizim të sigurt dhe cilësor konsumatorëve me energji.

“Korniza e re ligjore përmban rregulla dhe reforma evropiane me të cilat Maqedonia do të jetë në hap me rajonin dhe proceset reformuese me të cilët vonohet me vite. Bëhet fjalë për ligj reformues që do të harmonizohet me obligimet e ndërmarra nga Bashkësia energjetike për implementim të Pakos së tretë, që paraqet set i direktivave dhe rregullativave të Bashkimit Evropian. Afati deri kur duhej të implementohet Pakoja e tretë ishte 1 janari i vitit 2015, ndërsa mosrespektimi i obligimeve të ndërmarra ishin arsye që Bashkësia energjetike evropiane të hapë kontest kundër Maqedonisë”, njofton Kabineti i Angjushevit.

Në kumtesë thuhet edhe se me implementimin e ligjit, Qeveria do ta kthejë Maqedoninë në trajektoren e liderëve në rajon në këtë sferë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button