Ministrja Treneska Deskovska u takua me kryetarin e komunës Qendër

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Treneska Deskovska sot u takua me kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Nga komuna Qendër kumtuan se Zhernovski në takim e ka informuar Treneska Deskovskën për përgatitjen e shtatë shkollave fillore në territorin e komunës për fillim në vitit shkollor dhe për rikonstruimin dhe sanimin i cili kryhet në shkolla për kushte më të mira për arsim dhe qëndrim të fëmijëve.

Ministrja u njoftua me vijimin e ndërtimit të shkollës së re bashkëkohore, e cila për herë të parë ndërtohet në vendin më të madh të banuar, Kapishtec, në të cilin për fëmijët do të sigurohen kushte më bashkëkohore. Janë dakorduar edhe bisedime të mëtutjeshme rreth aktiviteteve që vijojnë në periudhën e ardhshme, ndërsa në drejtim të ekipit të nevojshëm kuadrovik me kuadër mësimor në shkollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button