fbpx

Në Prishtinë u nënshkrua protokolli për hapjen e kufirit Bellanoc-Stançiq

Sot në Prishtinë është nënshkruar protokolli teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për hapjen e pikës kufitare Stançiq- Bellanoc.

“Pas një angazhimi të shtuar të zv/kryeministrit Osmani dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar, projekti për pikën kufitare “Bellanoc-Stançiq” mori drejtimin e duhur. Me nënshkrimin e Protokollit me palën kosovare sot në Prishtinë, Qeveria e Maqedonisë përmbyll pjesën e detyrimeve të saj duke i mundësuar palës kosovare edhe kontraktimin e menjëhershëm të kompanisë për ndërtimin e objektit të përbashkët në pikën kufitare “Bellanoc-Stançiq”, shkruan në “Facebook”, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, të martën e nënshkroi plotësimin e Marrëveshjes për financim të IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës se Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për vitin 2013, me çka edhe ligjërisht IPA mjetet e këtij programi vihen në dispozicion për financim të projektit strategjik Beljanovc -Stançiq.

Kësaj i parapriu vendim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me çka Osmani mori autorizimin për nënshkrim të plotësimit të marrëveshjes për financim të IPA-s.

“Me përkushtim të madh u punua për plotësimin e të gjitha kushteve të domosdoshme, të cilat ishin të nevojshme për fillimin e realizimit të këtij projekti. Një prej aktiviteteve më të rëndësishme ishte ndërtimi i rrugës deri tek kalimi i ri kufitar, i cili u financua prej mjeteve nacionale në shumë prej rreth 6.000.000 eurosh”, tha Osmani për mediat.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close