Komisioni Antikorrupsion në mbrojtje të Zvërlevskit

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, dje në seancë në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët, është deklaruar se pas kërkesës për mendim nga deputetët e VMRO-DPMNE-së se shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski, a është kundër nenit 8 nga Kodi Zgjedhor, i cili pas shpalljes së zgjedhjeve ndalon punësimin ose shkarkimin e personave nga institucionet shtetërore. Komisioni njëzëri ka vendosur se shkarkimi i funksionarit në këtë periudhë është kundër ligjit, njofton Portalb.mk.

“Vendimi është në kontekst të vendimeve paraprake. Ashtu sikur edhe në zgjedhjet tjera, ne vendosëm se nuk duhet të ketë emërime as shkarkime pas shpallje së zgjedhjeve. Ai ishte mendim i katër ose pesë cikle zgjedhore, në atë mendim ngelemi edhe tani”, thonë nga Komisioni Antikorrupsion.

Mendimi i Komisionit është dorëzuar në Kuvend. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, megjithatë, disa herë theksoi se mendimi i Komisionit nuk është  relevant për debatin në Kuvend.

“Unë nuk kam për qëllim se si kryetar i Kuvendit të drejtohen te ndonjë organ tjetër që të tregojë ai se si duhet unë të punoj, kur atë qartë e thotë Rregullorja dhe Kushtetuta. Komisioni Antikorrupsion është pjesë e pushtetit ekzekutiv dhe ajo nuk mundet t’i japë rekomandime pushtetit ligjvënës. Nëse keni mëdyshje, mund të kërkoni interpretim autentik të ligjit”, theksoi se Xhaferi gjatë kohës së seancave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button