Seleksionuesi U21, Arlind Huseini sqarohet në lidhje me rastin e Azra Currit

Në lidhje me rastin e karateistes Azra Curri, seleksionuesi i U21 Arlind Huseini tha se rasti i mosshkruarjes së saj në Kampionatin Botëror në Spanjë nuk vjen si pasojë e diskrimiminimit dhe padrejtësive, por si rezultat i mospërbushjes së kritereve të cilat parashihen për seleksionim të reprezentuesve nga Federata e Karatesë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Image result for arlind huseiniSiç bëri të ditur Arlind Huseini, fakti i marrjes së titullit kampione shtetërore plotëson kushtin e reprezentimit të Maqedonisë, mirëpo, pasohet edhe me dy gara tjera seleksionuese.

“Ne nuk i seleksionojmë kandidatët por që kemi kritere në bazë të së cilave bëhet ajo. Kemi disa gara që vetvetiu e bëjnë selektimin e garuesve. Duke i kaluar këto gara kandidatët selektohen vetë. Është e qartë se marrja e titullit kampione shtetërore i jep përparësi pjesëmarrjeje në Federatën Botërore të Karatesë e cila mbahet në Spanjë, por që krahas asaj janë edhe dy gara seleksionuese të cilat kandidatëve u mundëson grumbullimin e pikëve. Problemi nuk është se ka të bëjë me diskriminim siç u interpretuar në opinion por se nuk i ka plotësuar kriteret të cilat i kërkoi Federata e Karatesë në Maqedoni”, tha Huseini.

Edhe pse në kategorinë e Azrës nuk ka asnjë përfaqësues i cili i plotëson kushtet, sërish Maqedonia nuk merr pjesë me kategorinë e saj në Spanjë.

Në lidhje me këtë për Portalb.mk Huseini u shpreh kështu: “Meqë Azra nuk arriti ti plotësojë kushtet për reprezentim të Maqedonisë, nuk ka tjetër që i ka plotësuar, kategoria e saj ngelet e zbrazët dhe Maqedonia nuk përfaqësohet në Spanjë. Secili i cili do të arrijë të fitojë katër ndeshjet seleksionuese pas marrjes së kampionatit shtetëror do të ketë mundësi të përfaqësojë Maqedoninë në Spanjë”.

Siç bërit të ditur Huseini, në kategorinë e U21 vetëm Azra Curri dhe një maqedonase nuk i plotësojnë kushtet.

Përndryshe, pasi që Federata e Karatesë së Maqedonisë (FKM) nuk e ftoi Azra Currin që të jetë pjesë e reprezentacionit për Kampionatin Botërorë për kadetë, junior dhe junior deri në 21 vjeç, që do të mbahet në Tenerife të Spanjës (25 deri 29 tetor), ajo dhe prindi i saj sollën vendimin që të tërhiqet nga sporti i karatesë, ndërsa trajneri i saj, ish-kampioni evropian, dolën me një reagim për vendimin e palogjikshëm të federatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button