fbpx

Maqedoni, një person nga goditjet me çekiç mbyt kushëririn dhe lëndon familjarët e tij

Një person ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë si pasojë e plagëve që i kanë marrë nga kushëriri i tyre i cili i ka goditur me çekiç, njofton Portalb.mk.

Siç informohet nga kumtesa e Prokurorisë Publike -Veles,  prokurori publik ka kryer inspektim në vendngjarje në shtëpinë në të cilën në mëngjes rreth orës 2:00 është kryer vepër penale-vrasje.

“Ngjarja ka ndodhur kur 46-të vjeçari S.B me një mjet të fortë, sipas të gjitha gjasave me çekiç e ka thyer derën e hyrjes së fqinjëve të tij dhe ka hyrë në sobën ku ka fjetur vajza dhe e ka goditur në kokë. Në atë moment në dhomë kanë hyrë prindërit e vajzës, por i dyshuari edhe ato i ka goditur duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore nga të cilat më vonë ndërroi jetë babai.

Pas thirrjeve për ndihmë në dhomë erdhën edhe vëllai i të ndjerit me bashkëshorten e tij të cilët jetojnë në katin sipër tyre, por i dyshuari edhe ata ka filluar t’i godas dhe u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Pas kryerjes së veprës i dyshuari është kthyer në shtëpi dhe në rrjetet sociale ka publikuar status ku ka deklaruar se i ka vrarë “mostrat e tij”. Menjëherë është arrestuar edhe nga ana e prokurorit kompetent deri te Gjykata Penale- Veles do të dorëzohet propozimi për përcaktimin e masës për paraburgim. Njëkohësisht, prokurori publik ka dhënë urdhër që të kryhet autopsi në trupin e të vdekurit, si dhe urdhër për ngritjen e të gjitha gjurmëve dhe materialeve dëshmi nga vendi i ngjarjes”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike-Veles.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close