MPPS me obligime të reja për ndërrimet e punës në çerdhe dhe kuzhinat popullore

Gjatë seancës qeveritare të djeshme është shqyrtuar mundësia e vendosjes së dy ndërrimeve në çerdhet e fëmijëve dhe të përcaktimit të lokacioneve për kuzhinat popullore në komunat e parapara. Përgjegjëse për realizim dhe mbikëqyrje të këtyre dy vendimeve do të jetë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), njofton Portalb.mk.

“Gjatë seancës është shqyrtuar mundësia e vendosjes së ndërrimit të dytë në çerdhet e Maqedonisë. Qeveria e Maqedonisë e ka obliguar MPPS-në që ta informojë opinionin për këtë propozim dhe të kërkojë mendim nga të gjitha palët e prekura për nevojën e zbatimit të dy ndërrimeve në çerdhet ditore”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë.

Meqë Qeveria në këtë seancë diskutoi edhe për projektin “Hapja e kuzhinave popullore”, për të njëjtën sërish e angazhoi MPPS-në që të kryejë analiza dhe në bashkëpunim me komunat të caktojë hapësira të përshtatme për qasje sa më të lehtë të qytetarëve në këtë projekt.

“Qeveria e shqyrtoi edhe progresin e projektit “Hapja e kuzhinave popullore” për periudhën janar-qershor 2017 dhe të nxjerr përfundimet. Me anë të kësaj disa komuna janë të obliguara të ofrojnë kushte hapësinore për shpërndarje dhe transport të ushqimit dhe për këtë të informojnë MPPS-në në afat të paracaktuar kohor. Qeveria e Maqedonisë e obligoi MPPS-në që të kryejë analiza dhe të propozojë modele për përmirësim të funksionimit të këtyre kuzhinave”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë.

Në këtë seancë, Qeveria e Maqedonisë shqyrtoi edhe mundësinë e largimit të vendimit për shkuarje të anëtarëve të Armatës së Maqedonisë për pjesëmarrje aktive në Hungari dhe Gjermani.

Dje gjithashtu u rekomandua se ligji për energjitikë të jetë ndër ligjet prioritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button