Qeveria kërkon Posta e Maqedonisë t’i ulë shpenzimet joproduktive

SHA për qarkullim postar Posta e Maqedonisë Shkup duhet që të përgatitë program për uljen e shpenzimeve joproduktive dhe në një afat prej dy muajve t’ia parashtrojë Qeverisë.

Kjo u vendos në seancën e djeshme të qeverisë, në të cilën u diskutua dhe u miratua Raporti për punë financiare i NP HM Infrastrukturë, si dhe  llogaria vjetore, d.m.th. Raporti financiar dhe Raporti për punën për vitin 2016 të SHA për qarkullim postar -Posta e Maqedonisë-Shkup. Me vendimin qeveritar miratohen llogaritë vjetore për punën financiare të dy ndërmarrjeve publike dhe raporti financiar, njoftoi pres shërbimi i Qeverisë.

Qeveria e ka shqyrtuar edhe punën financiare të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për periudhën janar-mars të këtij viti. NPRSH-së, me vendim të Qeverisë, i është urdhëruar që të përcaktojë një organ mbikëqyrës dhe afate në të cilat do të kryhet kontroll mbi punët e bëra nga kompanitë e ndërtimit”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button