fbpx

Katastrofa natyrore e Sierra Leones, ende 600 njerëz të zhdukur

Të paktën 600 persona ende konsiderohen të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve masive në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown dhe përreth tij.

Presidenti i vendit, Ernest Bai Koroma tha se komunitete të tëra janë zhdukur dhe se katastrofa e ka vënë në gjunjë shtetin.

Sipas ekspertëve, kjo katastofë llogaritet si më e rënda në të gjithë Afrikën gjatë dy dekadave të fundit, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet lokale në Freetown thanë se numri i viktimave ka arritur në thuasje 400 dhe janë planifikuar varrime masive për të liruar morgjet.

Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuar mes shkatërrimit, ndërsa Ministria e Brendshme lajmëroi se të humburit janë me mijëra.

Kryqi i Kuq ka paralajmëruar se është një garë kundër kohës për të gjetur të mbijetuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close