fbpx

Për shkak të një gabimi njerëzor pa energji elektrike kanë mbetur pothuajse shtatë milionë amvisëri në Tajvan

Gabimi njerëzor ka lënë pa energji elektrike kompani dhe ndërtesa banesore, duke i lënë në të nxehtin e padurueshëm pothuajse shtatë milionë amvisëri në ishullin Tajvan, transmetuan mediat britanike.

Rënia e tensionit elektrik ka përfshirë miliona banesa, zyra dhe fabrika, por kishte pasoja të kufizuara për biznesin e kompanive udhëheqëse teknologjike botërore, siç është prodhuesi më i madh i çipave në botë dhe dërgues i Epëll, kompania “Tajvan semikandater manufakçering” dhe prodhuesi i elektronikës “Pegatron”.

Sot veç më është ripërtërirë furnizimi me energjinë elektrike, lajmëruan mediat lokale.

Incidenti shkaktoi kaos në ishull – pa energji elektrike mbetën restorante dhe firma të vogla, ndaluan të punojnë semaforët dhe ashensorët.

Arsyeja për ndërprerjen ishte gabimi teknik i një të punësuari në kompaninë shtetërore të gazit “SPS”, që e ka rrezikuar punën e elektrocentralit “Tajvan pauer ” në Tajvan.

Ministri i Ekonomisë Li Çi-Kung në konferencë për shtyp kumtoi se personi i cili e ka bërë gabimin do të dënohet, ndërsa ministri parashtroi dorëheqje për arsye morale. 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close