Londra nuk dëshiron kthimin e kontrolleve kufitare përgjatë kufirit me Irlandën pas Bregzitit

Qeveria britanike sot informoi se nuk dëshiron sërish të vendosë kontrolle përgjatë kufirit midis Irlandës Veriore dhe Republikës Irlandeze, pasi do ta braktisë BE-në në mars të vitit 2019, transmetoi DPA.

“Shmangia e çdo lloji të infrastrukturës fizike në kufirin për në Londër do të jetë prioritet numër një, kur do t’i zhvillojë negociatat në lidhje me kufirin e saj të vetëm tokësor me BE-në”, theksoi Ministria britanike e Bregzitit.

Londra, gjithashtu, kumtoi se dëshiron ta mbajë lirinë e lëvizjes me Irlandën, që daton prej para anëtarësimit në BE. Por, nuk është e qartë çfarë do të jetë politika e Britanisë së Madhe në lidhje me hyrjen e njerëzve nga kombësitë e tjera përmes kufirit me Irlandën, vëren DPA.

Çështja për kufirin për Dablinin është burim i shqetësimit, sepse druan nga humbjet ekonomike dhe bllokada potenciale e procesit paqësor në Irlandën Veriore.

Qëndrimi i Londrës për kufirin me Irlandën është kumtuar vetëm një ditë pasi Britania e Madhe e shpalli pozitën e saj si marrëveshje afatgjate doganore me BE-në. Londra dëshiron ta braktisë unionin doganor, që do t’i mundësojë vetë t’i dakordojë marrëveshjet tregtare me vendet e tjera. Tani kjo është prerogativë e Brukselit dhe Londrës, nuk mundet vetëm të arrijë asnjë marrëveshje tregtare, derisa nuk e braktis BE-në. Londra dje propozoi union të përkohshëm doganor me BE-në pas Bregzitit, derisa i dakordon marrëveshjet e saj tregtare, përkujtoi DPA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button